Një 33-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.

Policia ka ndaluar shtetasin S.H., 33 vjeç, banues në Vlorë.

"U bë ndalimi tij pasi në mënyrë të vazhdueshme ka dhunuar psikologjikisht dhe ka përndjekur ish bashkëjetuesen e tij shtetasen L.A.", njofton policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprat penale ''Dhuna në familje dhe ''Përndjekja''.