Ndalohet ekonomisti i ASHK Durrës dhe shpallen në kërkim zv/drejtori dhe specialisti

10/08/2019 - 12:19

Specialistët e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizojnë operacionin e koduar "Legalizimi".

Operacioni është zhvilluar me metoda speciale të hetimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• A.I., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës;

• F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës.

Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale "Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike", 

"Shpërdorimi të detyrës" dhe "Falsifikimi i dokumentave " parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale "Vjedhja me pasoja të rënda", parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

  • Finalizohet operacioni "Udhëtari", zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku 7 persona u plagosën dhe 2 prej tyre janë në gj

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor që të çon te Gjiri i Lalzit.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në katin e 13-të një pallati te Rruga e Burgut, në Tiranë.

Është publikuar fotoja e Albano Kusit, një nga djemtë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflik

Një 31-vjeçar shqiptar është rrëmbyer teksa priste në stacionin e autobusit.

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit me vdekje në Fier.

Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autoret e vrasjes së Indrit Çelaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në

Policia e Shtetit njofton se në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës, në rrethana ende të paqarta ë