Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan një shtetas sirian, i akuzuar për vjedhje.

I ndaluari është O. M., 29 vjeç, banues në Siri.

Ky shtetas dyshohet se me datë 11.02.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit J. Gj., dy laptopë dhe një sasi bizhuterish, si edhe ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit B. T., ku pasi ka thyer derën e banesës është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.