Specialistët për Hetimin e Trafiqeve ndalojnë një tjetër shtetas nga Shijaku të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Drejtësia Italiane ka lëshuar urdhër-arresti ndaj shtetasit Riza Sheshi 50 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”.

Ai u ndalua nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Genovës në Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 81, 110 dhe 416  të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për veprime të mëtejshme.