Një i burgosur në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se bëhet fjalë për 65-vjeçarin Riza Dani, i cili më herët ka pasur dhimbje të forta barku.

Nuk dihen ende detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për ta zbardhur rrethanat e plota.