Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë sot në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës.

Sipas informacioneve, i mituri ka qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe më pas është rrëzuar. Ai është transportuar për në spitalin e Hasit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Referuar të dhënave të deritanishme, në trupin e 8-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja. Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.