Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar në 33 numrin në total. Lajmi është konfirmuar nga Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në një dalje për mediat.

Pacienti 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Mësohet se viktima ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur mëngjesin e sotëm.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19”, tha MSH.