Ardian Roçi, punonjësi i policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës, i cili u plagos pasditen e sotme nga një koleg i tiji ka ndërruar jetë në spitalin e Peshkopisë.

Roçi mbeti fillimisht i plagosur në gjendje kritike, ndërsa ndërroi jetë sapo u transportua me helikopter në spitalin e Dibrës. Ndërkohë, polici Naim Murliu që qëlloi kolegun u vetëdorëzua në komisariat.

Polici Roçi, 50 vjeç, u qëllua me armë nga kolegu i tij, efektivi Naim Murliu 53 vjeç.