Kishte vendosur të bënte disa punime në shtëpi, por një problem me fqinjin e ka futur në telashe një 52-vjeçar nga Durrësi.

Ndërsa po realizonte punimet e programuara, shtetasi N.Rr. nuk ka respektuar distancat kufitare me fqinjin, shtetasin T.Sh., vjeç 32, banues në Durrës.

Verifikimi i denoncimit të bërë në polici, ka bërë që kjo e fundit të nisë hetimet.

Materialet për këtë çështje i kanë kaluar prokurorisë Durrës dhe do të jetë pikërisht organi i akuzës që do të japë zgjidhje për pretendimet e të dy palëve.