Një procedim penal në ngarkim të një 42-vjeçari ka nisur policia e Durrësit, pas denoncimit të bërë nga 65-vjeçari V.H., të cilit i kanë bërë një rrugë në pronën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Mësohet se shtetasi B.K. 42-vjeç akuzohet se pavarësisht se është në dijeni se 65-vjeçari është pronar i sipërfaqes së tokës ku shtetasi B.K. ka hapur një rrugë, ai e ka çuar deri në fund veprimin e ndërmarrë.

42-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pushtimi i tokës”.