Një 42-vjeçare në Shijak është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga kunati i saj.

Policia njofton se ditën e djeshme, më datë 16.06.2018 është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.V. vjeçe 42, banuese në Shijak.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.