Një 36-vjeçar në Patos ka tentuar të vetëvritet në banesën e vjehrrit të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në banesën e vjehrrit të tij S. A.

Shtetasi Taulant Jemini 36 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë).

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Sptalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjashtë ditë më parë, një tjetër i ri tentoi të vetëvritej me armë zjarri në banesën e vjehrrit pas konflikteve me bashkëshorten. Pas orësh të tëra negociatash mes policisë së Fierit, forcave RENEA dhe 31-vjeçarit Elton Meta ai u dorëzua dhe u arrestua, teksa iu sekuestra automatiku dhe një gëzhojë.