Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” dhe 1 tjetër për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasit:

A. D., 45 vjeç dhe Sh. A., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë” kanë djegur furra gëlqerore, pa lejen e organeve kompetente, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Gjithashtu është proceduar penalisht shtetasi Q. K., banues në fshatin Bubq, Krujë, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën rreth 3 m2 dru zjarri të prera pa leje.