Ndotën bregdetin e Durrësit, dënohen me burg kapiteni i tragetit grek dhe kryemekaniku i “F/B-Bridge”

30/09/2020 - 10:59

Kapiteni i tragetit grek ‘Efthymois Sokos’ dhe kryemekaniku i tragetit “F/B-Bridge” Charalampos Chiotellis janë dënuar për ndotje të bregdetit të Durrësit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur me 24 dhjetor të vitit 2015. Policia gjyqësore ishte vënë në dijeni se nga një anije tregtare në Portin Detar ishte hedhur një sasi karburesh që kishin ndotur ujin ne Akuatorium dhe në rajonin e plazhit.

Ekspertet konstatuan se të pandehurit, kapiteni dhe kryemekaniku, kanë ndotur pasivisht ujin e detit duke prishur ekuilibrat ekologjike, vepër penale sipas nenit 203/1 te kodit penal.

Ata kanë pranuar gjatë hetimit se lënda e derdhur nga trageti në det ishte mazut i djegur. Më pas janë larguar nga territori i vendit tonë, duke iu shmangur hetimit.

Gjykata ka deklaruar fajtor kapitenin e ‘Efthymois Sokos’ dhe kryemekanikun e tragetit “F/B-Bridge” Charalampos Chiotellis, duke i dënuar me një vit e 6 muaj burgim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçare pasi ka dhunuar dhe përndjekur ish-partnerin e saj.

Pas 8 muajsh hetim, gjykata e Korcës ka lënë të lirë 18-vjeçarin, Devis Hoti cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit Flamu

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një kamioni këtë të martë në Itali.

Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi dyshohet se mund të jetë autori i vrasjes së dy të moshuarve në Kretë.

Rëndohet gjendja e 40-vjeçarit që u plagos pak ditë më parë një atentat pranë banesës së tij. Mediat në vend, duke iu referuar burimeve n

Drejtori i Hidrokarbureve, Klodian Gradeci, i shpallur në kërkim për abuzimin 1.4 mln dollarë, është ndaluar nga Policia e Tiranës.

Arrestohet në flagrancë një person, banues në Arapaj të Durrësit, pasi u kap duke ndërtuar pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Policia e Shtetit zbardh tentativë për vjedhje në fshatin Kropisht të Selenicës.

Një e re në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri, raportoi këtë të hënë policia e kryeqytetit.