Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Procedohet penalisht një 49-vjeçar në Krujë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin: L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë.

Në vendin e quajtur “Krastë”, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.