Në Durrës me 50 mijë euro, zbardhet dëshmia e italianit: Nuk i deklarova për një arsye

Postuar: 04/12/2017 - 08:32

Një shtetas italian 61-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë, pasi nga kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit dy net më parë, duke tentuar që të udhëtonte drejt vendit të tij, rezultoi se kishte një sasi të madhe parash në çantë të padeklaruara.

Mësohet se italiani A.G. 61 vjeç, ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri për të parë mundësinë e hapjes së një biznesi dhe shumën prej 50 mijë eurosh i kishte marrë me vete për t’i lënë si garanci nëse do të kishte rënë dakord me personat që kishte diskutuar për të ngritur biznesin.

Nga ana tjetër, italiani nuk ka treguar detaje në lidhje me idetë dhe objektivat që kishte, ndërsa ka pohuar se do të kthehej në vendin e tij.

“Paratë janë të pastra, mund të hetoni. Madje mund t’ju sjell të gjithë dokumentacionin e burimit të tyre. Erdha pak ditë më parë në Shqipëri, për të parë mundësinë e ngritjes së një biznesi si bashkëortak me një mikun tim shqiptar, por kjo ide nuk u realizua pasi nuk ramë dakord. Kështu që po kthehem në vendin tim. Paratë nuk i deklarova sepse mendova që do të kishte procedura dhe mendova që të mos i tregoja”, mësohet të ketë thënë para efektivëve të policisë.

Ndaj tij ka nisur hetimi në gjendje të lirë, mbi të cilin rëndon akuza “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlere” parashikuar në nenin 179 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Plumba ndaj “Benz”-it të parkuar në oborrin e shtëpisë, 28-vjeçari denoncon rastin në polici.

   Një grindje me përmasa të mëdha, në të cilën janë përfshirë 11 persona, ka ndodhur në Babrru.

   Një i ri shqiptar pranoi para gjykatës së Plumouth në Britani se kishte trafikuar 1 kilogramë kokainë në një parking makine.

   Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tropojë, ku një person është gjetur pa jetë në rrethana të paqarta.

   Një trup i pajetë është gjetur në hyrje të spitalit të Vlorës.

   Një 44-vjeçare dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dhunonte djalin e tij ndërsa në banesë i është gjetur armë pa leje.

Një 63-vjeçar ka denoncuar në polici një shtetas pasi i ka djegur disa rrënjë ullinj nga pakujdesia në fshatin Koxhas në Shijak, dy ditë

Policia italiane e Milanos ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë.

Policia amerikane ka arrestuar një person të dyshuar që ka marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri.