Dy persona nga Durrësi që ishin në kërkim dhe të dënuar me burg, janë kapur nga policia një ditë më parë teksa tentonin të kalonin kufirin.

Burime nga policia informojnë se janë shtetasit S. S., 25 vjeç dhe B. D., 31 vjeç, të dy me banim në Durrës.

25-vjeçari që u kap në Muriqan, me arsim 8 klasë, është dënuar me 2 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërsa 31-vjeçari B.D., është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 1 vit burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.