Një aksident me makinë ka fundosur një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Shqiptari u prangos në Dasohori nga policia greke. Ai po udhëtonte në një makinë  me dy shqiptarë të tjerë, ku kanë pësuar një aksident, pa pasoja të rënda.

Policia greke ka arritur në vendngjarje, duke kryer procedurat.

Mirëpo, forcat policore helene kanë zbuluar se njëri prej tyre ishte në kërkim nga Interpoli nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.