28/09/2020 - 09:09
Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër.
Shtetasi K.Rr, ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg në vitin 2019, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, informon policia.
Kapja e tij u bë nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër.
Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/portali DurresLajm/