Në kërkim të dy shqiptarëve, policia britanike: Nëse i shihni mos iu afroni

17/01/2020 - 11:00

Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një ish-snajperisti kurd, të vrarë në Hartlepool. 30-vjeçari Hemwand Ali Hussain u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në rrugën Charterhouse, më 15 shtator të vitit të shkuar.

Sipas BBC-së, policia e Cleveland tha se viktima ka shërbyer si snajperist për ushtrinë kurde, kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Një zëdhënës i policisë tha se ndonëse të lindur në Shqipëri, dy të dyshuarit Marku dhe Merizaj besohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Autoritetet britanike publikuan fotot e dy shqiptarëve, së bashku me një përshkrim për secilin prej tyre, ndërsa një apel e kishin edhe për qytetarët.

“Duam t’i bëjmë apel kujtdo që mund të ketë informacione, që mund të na ndihmojnë në kapjen e këtyre dy personave në kërkim që të kontaktojë policinë. Kushdo që i sheh këta persona, u kërkojmë që të mos i afrohen”, tha zyrtarja e policisë, Sarah Robinson.

Deri më tani të akuzuar për vrasjen e Hussain janë 4 persona, të cilët presin të dalin në gjyq.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë ndërsa ka proceduar penalisht shtetasin francez i cili nuk i ka deklaruar në pikën ku

Dy vëllezër dhe shoku i tyre janë arrestuar në Korçë pasi gjatë një sherri në nëntor të vitit të kaluar kishin shtënë me armë në ajër.

Një sasi prej 800 kg marijuanë është kapur në afërsi të Pikës Doganoret të Qafë-Botës në Sarandë.

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. 

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e tre personave të tjerë të kërkuar për vrasje, të cilët janë objekt i punës së Njësisë së

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy të rinj të cilët vodhën me dhunë 1 shtetas të huaj.