Në kërkim për tre vepra penale, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

19/10/2019 - 09:42

Një 37-vjeçar nga Durrësi, i shpallur në kërkim për tre vepra të ndryshme penale ka rënë në prangat e policisë së qytetit bregdetar.

Nga burimet zyrtare mësohet se është arrestuar shtetasi Xh.Ç., banues në lagjen Nr 17 Durrës,  i cili kërkohej për veprat penale "Ndërtimi i paligjshëm", "Falsifikim formularësh" dhe " Kallëzim i rremë".

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si për kapjen e personave të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë Vendore  të Policisë Durrës  kanë vijuar kontrollet e pandërprera të territorit dhe në banesa ku mund të fshiheshin persona të shpallur në kërkim, apo mund të kishte lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, bënë  kapjen  dhe ndalimin e shtetasit Xh.Ç., 37 vjeç, banues në lagjen Nr 17 Durrës,  i shpallur në kërkim për veprat penale "Ndërtimi i paligjshëm" "Falsifikim formularësh" e " Kallëzim i rremë"

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vazhdim për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbardhen detaje të reja nga mbytja e 37-vjeçarit A. Basha, në Sektor Rinia në Durrës.

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një shtetas në Shkodër, të quajtur Arben Bregu, 50 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërko

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Babrru.

Një person është arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë në kuadër të një operacioni që godit

Policia e Durrësit ka dhënë të tjera detaje rreth vdekjes së shtetasit sirian mëngjesin e sotëm.

Një sherr me sende të forta mes 4 personave ka ndodhur ditën e sotme në Sauk të Vjetër, e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Rreth orës 11:00, 34-vjeçari Bledar Lazareni banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “To

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur këtë të martë në Kukës.