Në kërkim për vjedhje e falsifikim vulash, 5 në pranga

25/05/2019 - 09:49

Pesë persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

E.K, 32 vjeç, banues në Fier. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje”.

A.K, 46 vjeçe, banuese në Fier. Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

E.B, 35 vjeç, banues në Lushnje.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dënuar atë me 6  muaj burg për veprën penale “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

L.K, 46 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhunë në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: A.C, 54 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip BMW, i dyshuar i vjedhur jashtë shtetit dhe i papajisur me leje drejtimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas shoqërimit të 9 punonjësve të Kadastrës Durrës, një ditë më parë në Drejtorinë e Policisë, mësohet se njëri prej të shoqëruarve është

Thyen masën e sigurisë "Arrest shtëpie" dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e g

Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan pasi transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar "Brebulla", për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narko

Një 41-vjeçare në fshatin Pojan të Maliqit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dolauer Heide, të Gjermanisë, ku një 27-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë dhe i groposur në një pyll. 

Drejtuesi i një motoçiklete ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është përplasur me një makinë të parkuar në rrugë.

Fatos Xheta ka mohuar akuzën e vrasjes së bashkëshortes së tij Safie Xheta.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë me dy muaj hetimet për anëtarët e grupit Bajri.

Një aksident me makinë ka fundosur një shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.