Në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, flet Dervis Arapi: Nuk ndjeva dhembshuri por s'kam lidhje!

20/03/2019 - 16:14

Nga Italia, ku ndodhet me punë, Dervis Arapi ka thyer heshtjen duke mohuar akuzat e Policisë se ka vrarë 26-vjeçarin Jurgen Kurti.

Dervis Arapi thotë se nuk ndjeu dhembshuri për vdekjen e Jurgen Kurtit kur mori vesh lajmin dhe thekson se është në dispozicion të Policisë për tu marrë në pyetje. Ai po ashtu mohon kategorikisht të ketë lidhje me krimin duke shtuar se është besimtar mysliman dhe falet 5 herë në ditë

"Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe fal pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim te ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrisë ku punoj e jetoj prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonojë dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri.

Nuk kam pasur kurrë ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithçka ia lë në dorë Zotit dhe di ai çfarë bën me ata që ngatërrohen dhe iu bien në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne bëjmë me faj Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndjeva dhëmbshuri, thjesht thashë me vetë “u përmbush vullneti i Zotit”. Pra unë gjithçka e lidh me besimin. Policia tani të gjejë kush e ka kryer këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjen." /Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në rrugën Lushnje-Berat, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona, mes të cilëve 3 fëm

Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë.

Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerr

Pesë persona kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Erzenit.

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident n

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.