Arrestohet në flagrancë një i ri në Fier. Policia bën me dije se ai mbante armë të ftohtë me vete si edhe nuk iu bind punonjësit të rendit. Në pranda u vu shtetasi F.L, 20 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F.L, 20 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën që kishte krahë-qafë ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 thikë metalike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, shtetasi F.L ka kundërshtuar patrullën e policisë duke mos ju bindur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.