Një grup specialistësh shpëtimi nga Mevo'ot HaHermon Search & Rescue Unit e Izraelit sapo është ulur në aeroportin e Rinasit.

Specialistët do t'iu vijnë në ndihmë ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat persona të tjerë.

Ndërkohë më herët mbi 200 specialistë të kërkim shpëtimit dhe emergjencave civile nga: BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia kanë mbërritur orë pas ore në Shqipëri për të asistuar ekipet shqiptare.