Dy persona të akuzuar për plagosjen e së shtunës në Korçë kanë përfunduar në pranga. Policia tha se po ashtu është arrestuar edhe i plagosuri për moskallëzim krimi.

Daniel Morava, 43 vjeç, dhe 49-vjeçari Gazmend Agolli u arrestuarn pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur 37-vjeçarin Erion H, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 7, në rrugën “Floresha Myteveli”, ndërsa këmbëza e armës besohet të jetë tërhequr nga Daniel Morava.

Por forcat blu kanë arrestuar edhe të plagosurin Erion H, si të dyshuar për “moskallëzim krimi”.