Sekuestrohen një sasi e madhe parash, në euro dhe valutë, ndërsa në prangat e krimit ekonomik ka rënë një çift bashkëshortësh me akuzën e mashtrimit. U arrestuan Alfred dhe Ornela Alku, 36 dhe 32 vjeç, banues në Tiranë.

Burrë e grua akuzohen se pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash (në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 773.400 lekë; 450 euro; 100 dollarë dhe 350 paund.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”.