Dy ditë më parë kanë qenë protagonistë në dy aksidente rrugore, duke shkaktuar dy të plagosur.

Bëhet fjalë për një 58-vjeçar nga Durrësi, shtetasin B.N. që është arrestuar tashmë nga policia, si dhe për 27-vjeçarin F.G. nga Shijaku.

Mësohet se 27-vjeçari ka shkaktuar aksident me një të plagosur, por është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

  1. Më datë 13.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.N. vjeç 58, banues në Durrës, sepse në Sukth – Durrës, duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur , ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.H. vjeç 33, banues në Sukth – Durrës, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
  2. Më datë 13.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit F.G. vjeç 27, banues në Shijak, sepse në Shijak, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasin këmbësor Dh.S. vjeç 48, banues në Xhafzotaj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.