Kultivimi masiv i drogës që u bë vitin e kaluar pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ka sjellë pasojat e para. Në Vlorë janë zbuluar parcela me kanabis që sipas policisë, dyshohet të kenë mbirë vetë.

Në fshatin Treblovë pranë përroit të madh janë zbuluar 4 parcela me 3404 bimë narkotike me gjatë nga 30 deri në 100 cm. Policia e Shtetit njofton se bimët narkotike u gjetën në tokë publike të papunuar.

Kjo shton dyshimet që kanabisi të ketë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike. Bimët narkotike u asgjësuan nga policia me anë të djegies.