Nëna e 2 fëmijëve tenton vetëvrasjen

24/06/2019 - 13:33

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë Vajgurore, ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë helm. Nëna e dy fëmijëve është gjetur në gjendje agonie e shtrirë në mes të dhomës pa ndjenja nga familjarët e saj, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

46-vjeçarja Hateme Tafa, mendohet të ketë pirë fostoksinë dhe gjendja e saj është e rëndë. Ajo po mbahet nën kujdesin e mjekëve në Repartin e Urgjencës të Spitalit të Beratit dhe në vijim të situatës së saj klinike, mjekët do të vendosin transportin e saj me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gruaja është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar drejt vetëhelmimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj.

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Policia e Korçës ka identifikuar personin që dha alarmin fals për bombë në makinën e gjyqtarit, Markeliano Kuqo.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë djali i tij 17 vjeç.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në rrugën paralel me portin, në Durrës.

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Metalugji, nga ku mësohet se janë plagosur katër persona.

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilët dyshohen si autorë të shtatë grabitjeve

Pas lajmit se gazetari Sadik Sejdinaj ra në prangat e policisë pasi përndiqte një të re, ka reaguar ky i fundit.