Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Bërzhitë, ku vajza adoleshente është gjetur nga nëna e saj pa ndienja.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 20.08.2017.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet S.K, 17 vjeçe, banuese në Bërzhitë, e cila është gjetur nga nëna e saj në banesë pa ndjenja. Ajo është dërguar nga familjarët në spitalin “Nënë Tereza”, dhe sipas informacioneve mësohet se ajo është dërguar pasi kishte rënë në gjendje kome.

Adoleshentja ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, teksa nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me të. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.