Një burrë 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Skraparit këtë të hënë, pasi akuzohet për ngacmim seksual dhe plagosje. Ai u denoncua nga një çift bashkëshortësh që ranë pre e ngacmimeve të tij. Sipas burimeve policore, i arrestuari ka ngacmuar seksualisht një vajzë të re 24-vjeçare, e cila ka vënë në dijeni burrin e saj dhe ky i fundit më pas është plagosur nga 40-vjeçari.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Skrapar:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.I., 40 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.