Një adoleshente 17-vjeçare nga Durrësi është ngacmuar seksualisht nga një 48-vjeçar, i cili nuk është ndalur vetëm me këtë veprim të turpshëm, por madje i ka vjedhur asaj edhe telefonin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 8 shtator në lagjen nr. 5 të qytetit.

Shtetasi Ardian Molla 48 vjeç, banues në Durrës, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe i ka vjedhur celularin shtetases L.A. 17 vjeçe, banuese gjithashtu në Durrës.

Policia i ka sekuestruar autorit celularin në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 48-vjeçarit rëndojnë dy akuza: “Vepra të turpshme” dhe “Vjedhja” parashikuar në nenet 108/a dhe 134 të Kodit Penal.