Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në plazhin e Durrësit.

Mësohet se një fëmijë i mitur nga Kosova është mbytur duke u larë në pishinë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.