Dy persona janë qëlluar me armë rreth orës 11:30 në lagjen Rus të qytetit të Shkodrës.

Nga informacionet e para mësohet se njëri prej personave të plagosur ka humbur jetën pak minuta më vonë. 

Viktima dhe i plagosuri janë qëlluar nga një person i paidentifikuar, i cili është larguar me shpejtësi.

Viktima raportohet se është Fatos Ferracaku, ndërsa i plagosur ka mbetur Fatmir Mehaj.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat.