Ditën e diel, një 39-vjeçar nga Hamallaj ka denoncuar në polici nipin e tij 22-vjeçar për dhunë fizike dhe psikologjike.

Mësohet se 39-vjeçari M.A. ka rrëfyer para efektivëve të policisë se është dhunuar nga shtetasi D.K., të cilin e ka nip.

Pasi kanë regjistruar denoncimin e 39-vjeçarit, efektivët e policisë kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.A. ndërkohë që kanë nisur edhe procedimin penal ndaj të riut të dhunshëm.