Nis tek Krimet e Rënda gjykimi i grupit të Habilajve

15/04/2019 - 10:37

Gjykata për Krime të Rënda nis gjykimin e grupit të Habilajve, ndërsa seanca e parë ka dështuar, për shkak të mos njoftimit të të pandehurve. Prej dy vitesh, Habilaj dhe një pjesë e grupit të tij, janë në arrest në burg në Itali dhe janë duke u gjykuar për të njëjtat vepra penale, ndërsa Krimet kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar policinë e rrethit.

Më tej, gjykata ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill. Në Shqipëri, i vetmi nga grupi është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin, ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

Prokuroria akuzon 9 të pandehurit, se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata drogë drejt Italisë. Kujtojmë se nga përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve, i drejtuar nga kushërinjtë e tij Moisi dhe Artan Habilaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 44-vjeçar në Durrës është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit e si pasojë ka përfunduar në spital, nën kujdesin  e mjekëve.

Në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus janë publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të një personazhi të njohur të përfsh

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka vendosur qe të zëvendësojë masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arr

Gjatë karantinimit 40 orësh ndërsa qytetarët janë të mbyllur në shtëpi, në Durrës hajdutët vijojnë aktivitetin e tyre normalisht.

Andre Ljuljovic është shqiptaro-amerikani, që ka humbur jetën nga koronavisuri në SHBA.

Një vajzë nga Lezha, e cila pasi mësoi se gjyshja ishte prekur nga koronavirusi, pak ditë më vonë u dërgua me urgjencë në spital me dhimb

Policia e Durrësit vijon kontrollet në lokale, të cilat duhet të jenë të gjitha të mbyllura, në kuadër të masave të marra në luftën kundë

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria s

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua në datën 24 mars, nga policia e Tiranës, për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas.

  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes DVP Durrës dhe Interpol Tirana vë në pranga një të kërkuar, i dënuar në Itali pë