21/04/2015 - 13:57
21 prill 2015 – Një tjetër efektiv policie është goditur në krye të detyrës në qytetin e Durrësit. Por, kësaj radhe sulmi nuk vjen nga një qytetar i thjeshtë civil, por nga një Rreshter i Gardës së Shqipërisë.
26-vjeçari nga Tirana, i cili ushtron dhe detyrën e Rreshterit në Gardën e Republikës së Shqipërisë, në datën 18 prill, siç ka qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe goditur me shkelma punonjësin e policisë, 53-vjeçarin me iniciale B.F. pikërisht brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Burime zyrtare nga Policia e Durrësit njoftojnë se ndaj shtetasit me iniciale E.B. 26 vjeç, në datën 19 prill ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
/portali DurresLajm/