Një 47-vjeçar nga Durrësi dhe një 28-vjeçar nga Shijaku janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi akuzohen për veprën penale "Dhunë në familje".

Nga burimet zyrtare mësohet se; 

*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.K., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

*Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.T., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.