Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Kavajë. 45-vjeçare është gjetur e djegur në një makinë, ndërsa burri i saj u gjet i vetëvarur në pemë.

Policia njoftoi se më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja, 45 vjeçe. 

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.