Një ish-polic në kërkim për grabitjen në Rinas

12/04/2019 - 07:38

Një ish-punonjës policie në Elbasan është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në grabitjen që ka ndodhur në Rinas.

Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët, ky ka komunikuar me ta dhe ka elemetë të bashkëpunimit.

Redaktori i RTV Ora, Trazhgim Sokolaj informon se ndaj ish-policit është nxjerrë dhe një urdhërkërkim për të sqaruar pozicionin e tij.

Po kështu në furgonin që është gjetur në Rinas pranë të cilit është vrarë Admir Murataj, ka rezultuar se kemi një person të dytë të plagosur.

“Sipas të dhënave që kam policia ka një emër për këtë person të plagosur. Pra deri tani kemi dy persona në kërkim të identifikuar”, tha Trazhgim Sokolaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy automjete tip “Benz” janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Çesma e Levanit”.

Shoferi i kamionit të një prej firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorrit, ka humbur jetën pasi ka pësuar një aksident n

Një aksident është regjistruar këtë të diel në segmentin rrugor Korçë-Kapshticë, në vendin e njohur si kryqëzimi i Plasës.

Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit.

Anija “Mati” e Forcës Detare shqiptare shpëtoi 2 peshkatarë në det të hapur, në perëndim të gadishullit të Karaburunit.

Një i moshuar është vetëplagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së tij në fshatin Gajush të Lezhës.

Policia italiane ka arrestuar sot një 33-vjeçar shqiptar me inicialet R.T. në Montesilvano, pasi dyshohet për trafik droge.

Autoritetet kufitare në Maqedoninë e Veriut sekuestruan 45 kg drogë që po transportohej nga një automjet me targa shqiptare, në pikën kuf

Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka goditur me thikë në shpatull një shtetas italian.