Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar dy shoferë të cilët duke drejtuar mjetin kanë shkaktuar aksidente.

Për pasojë, sipas burimeve zyrtare, një këmbësor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË

Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, sepse me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash,Durrës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”