Alkond Bengasi i cili u arrestua një ditë më parë nga policia si i përfshirë në ngjarjen e 9 prillit, ku u grabitën disa miliona euro në aeroportin e Rinasit, sot ka dalë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se Bengasi është kushëri me Klement Çalën, i njohur si ‘mjeshtër’ i grabitjeve, i shpallur në kërkim nga policia. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, duke zbërthyer të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, ndërsa ka nxjerrë edhe emrat e autorëve.

Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.