Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Luigj Gurakuqi" në Elbasan. 

Nga burimet zyrtare mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale E.H., i cili jetonte i vetëm në banesë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.