Një shqiptar ka humbur jetën ndësa dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e të shtunës në Rivolta d’Adda, në një aksident të rëndë automobilistik.

3 shqiptarët po përpiqeshin t’i largoheshin policisë me një "BMW" të vjedhur, kur makina e tyre humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përmbysur disa herë në fushë.

Për pasojë, 31-vjeçari me iniciale A.K., humbi jetën menjëherë, ndërsa dy shqiptarët e tjerë u plagosën në gjendje të rëndë dhe u dërguan në spital.

Sipas autoriteteve italiane, në mjetin "BMW" u gjetën disa para dhe bizhuteri, pasi dyshohet se po arratiseshin pasi kishin kryer grabitje të banesave në atë zonë.