Një tjetër turist ka humbur jetën në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Ksamilit ditën e djeshme. 

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dje në qendrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët shtetasi polak F.S., 66 vjeç. 

Mësohet se 66-vjeçari ka qenë me probleme kardiake dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihet ende nëse turisti e ka marrë ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.