Aksidenti i rëndë që ndodhi mesnatën e së dielës në Petritoli, Itali, ku humbi jetën një 10-vjeçar shqiptar ka tronditur komunitetin e zonës. I mituri Kristian Kazazi humbi jetën në vend ndërsa babai i tij, 40vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat italiane raportojnë se familja e vogëlushit shqiptar gëzonte respekt të madh në zonë. Kristianin e donin të gjithë, sepse ishte shumë i qeshur dhe solar, një fëmijë i edukuar dhe i shoqërueshëm. Ishte shumë i lidhur me mamanë Brunilda, motrën Klarisa, babain Toni, por edhe me banorët e komunitetit dhe shokët e shkollës.

“Një tragjedi e tmerrshme. Nuk ka fjalë për të komentuar vdekjen e një fëmije që i gjithë komuniteti e njeh dhe e do. Një fëmijë që ka qenë gjithmonë i qeshur, i gëzuar dhe i shoqërueshëm, e që në thelb pasqyron familjen Kazazi. Një familje e mrekullueshme ndaj së cilës komuniteti tashmë i është më pranë se kurrë pas kësaj tragjedie”, është shprehur Luca Pezzani, kryetari i Bashkisë Petritoli.

I gjithë komuniteti i Petritolit flet fjalët më të mira për familjen me origjinë nga Durrësi dhe që prej rreth 20 vitesh jeton në qytetin italian të Petritolit.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës të së dielës në një rrugë ku mjeti tip “Fiat Panda” humbi kontrollin dhe makina u përplas me një mur.

Për shkak të perplasjes së fortë, fëmija dhe ndërroi jetë në vend nga plagët e marra.