Njëri i dënuar për vrasje, dy për droge, tre të piketuarit e radhës nga OFL (EMRAT)

16/07/2020 - 11:47

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Real Osmani, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë;

Elidon Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”;

Aleksandër Bojko, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit bën të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar si vrasësit e Rigers Runajt në Elbasan.

Një pushues 64-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Në 24 orët e fundit, efektivët e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga dy shtetas të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit, pasi tentoi të transportonte me makinë lëndë narkotike drejt Maqedonisë së Veriut

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri drejt makinave në parkingun e një hoteli në Tushemisht.

Policia e Durrësit vë në pranga dy adoleshentë, të akuzuar për vjedhje dhe plagosje.

Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një parkingu hoteli në Tushemisht. Për pasojë janë dëmtuar nga plumbat disa makina

“Vrasësi i avokatit Michalis Zafeiropoulos , Ibrahim Brahimi, ishte i gatshëm për gjithçka, ndërsa u përpoq të arratisej nga burgu i

Një 39vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë në Napoli.

Një shqiptar i identifikuar si Albert Rami është vënë në pranga, pasi akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike.