Një aksident i rëndë ndodhi paraditën e sotme në Librazhd, ku një person gjeti vdekjen, ndërsa mbeti i plagosur një tjetër. Pas aksidentit ka folur nga spitali i plagosuri, i cili k atreguar se kushëriri i tij po ecte me shpejtësi dhe makina doli nga rruga.

"Kam dhimbje, u vrava pasi makina u trondit shumë. Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Kushëriri ishte pak me shpejtësi, por jo shumë. Nuk u përplasëm me asnjë makinë, dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri se di ca ka. Kushëriri është në dhomën tjetër, është më mirë. Do iknim në Ballsh. Por për momentin kushëriri e humbi dhe makina doli nga rruga", – tha i plagosuri.

Kështu deklaron i mbijetuari i aksidentit të sotëm në Mallakastër, kushëri i të cilit fatkeqësisht ndërroi jetë. Ai nuk e di ende se djali i xhaxhait, Pajtim Zotaj, që drejtonte edhe mjetin, humbi jetën.

Aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës. Një makinë tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë humbi jetën shoferi.