Nuk i bindet urdhrit për të ndaluar dhe aksidenton policin, arrestohet 32-vjeçari

01/10/2020 - 12:55

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar i cili nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar dhe në përpjekje për t'u larguar ka aksidentuar punonjësin e Policisë.

Sipas burimeve zyrtare, 32-vjeçari që drejtonte mjetin, është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe heqjen e paligjshme të lirisë.

"Më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.", thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale "Armëmbajtje pa leje" dhe "Heqja paligjshme e lirisë".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

E dhunuan fizikisht dhe i hoqën në mënyrë të padrejtë lirinë për disa orë 41-vjeçarit, Policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe vë në pra

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontr

Policia e Durrësit njofton se shkak për përfshirjen në flakë të mjetit "Benz" dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Përfshihet nga flakët në ecje një makinë "Benz" në Durrës.

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshë

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i trefishtë i ndodhur në periferi të Tiranës. Policia bëri me dije se, rreth orë

Pronarja e një dyqani në Roskovec të Fierit është grabitur nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.